Ish-ambasadori Sokol Gjoka në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Gjatë intervistë, Gjoka theksoi se ekziston rreziku që tensioni të përhapet edhe më shumë. Ai nënvizoi se pavarësisht thirrje të ndërkombëtarëve për të vendosur ekuilibrat duket se deri tani është e vështirë që të gjendjet gjuha e përbashkët
Ish ambasadori Sokol Gjoka: Tensioni ka ardhur në përshkallëzim e sipër dhe pritet të përhapet edhe më shumë. Që nga rripi i gazës në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, me forcat Houthi të financuara nga Irani, problematikat janë të shumëfishta. Fronti i luftës sa vjen e po zgjerohet pavarësisht se aktorët ndërkombëtarë po ushtrojnë trysni, nuk arrijnë që të gjejnë masën e duhur për të vendosur ekuilibrat brenda atij rajoni. Përshkallëzimi i luftës nuk do të jetë në të mirë të atyre vendeve të atij rajoni, as popullit palestinez, po as të izraelitëve.
Gjatë intervistës Gjoka komentoi edhe mbledhjen e Asamblesë së OKB-së.
Ai u shpreh se në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së u trajtuan temat më të nxehta, si janë edhe konfliktet në Europë dhe në Lindjen e Mesme.
“Ndër disa tematika, ka qenë një marrëveshje dhe e një angazhimi të të gjitha vendeve, për të përballuar sfidat e së ardhmes. Bota gjendet në udhëkryqe shumë të rëndësishme dhe që kërkojnë zgjidhje nga të gjithë vendet, pasi problematikat i prekin të gjithë. Këtu kemi problematika që trajtojnë çështje zhvillimore, problematika që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit, luftën kundër ngrohjes globale. Vetë OKB organizon aktivitete të posaçme që trajtojnë probleme të sigurisë. Duke pasur parasysh konfliktet e krijuara në vende të ndryshme. Ne jemi të interesuar për konfliktin që ndodh në kontinentin tonë, por ka çështje të destabilitetit edhe në vende të tjera, që konvertohen në luftëra që i ndjejnë popujt”, tha më tej ish-ambasadori Gjoka.
/abcnews.al/