Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar policinë në veri të Mitrovicës.
Disa fotografi janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku ai shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.
Kujtojmë që të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndër të tjera, ai ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.
Von der Leyen ka kërkuar de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog./abcnews.al