Dan Hutra, tension në gjyq/ Vëllai i njërës prej tre viktimave të tij: Monstër, nuk ta fal gjakun

schedule14:42 - 14 Nëntor, 2024

schedule 14:42 - 14 Nëntor, 2024

Në procesin që po mbahet në gjykatën penale të Tiranës për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave të enjten u thirr për të dëshmuar Vladimir Kurti, personit që në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau motrën për shkak të një konflikti që kishte me të.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, ndërsa Kurti, që është dënuar përjetë, refuzoi të jepte deklarime në cilesinë e dëshmitarit,por iu drejtua të pandehurit, që dikur kishte ndarë qelinë, duke e quajtur monstër dhe në të njëjtën kohë duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.

“Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”.

Nga ana tjetër, Dan Hutra u shfaq i qetë në sallën e gjyqit dhe nuk preferoi t’i përgjigjej Kurtit. Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak dite pas daljes nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Hutra mbahet i arrestuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mars të vitit të kaluar, ku la të vrarë 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Mes viktimave ishte edhe, Etleva Kurti që Hutra deklaroi se e vrau për shkak të një konflikti që ka patur në qeli me vëllain e saj Vladimir Kurtin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!