Tensione në rripin e Gazës, 16 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

schedule12:11 - 31 Mars, 2018

schedule 12:11 - 31 Mars, 2018

Shkon në 16 numri i viktimave palestineze në rripin e Gazës ndërsa të plagosurit janë më shumë se 1400. Organizata e kombeve të bashkuara ka kërkuar hetim të menjëhershëm pasi pretendohet se ushtria izraelite ka përdorur dhunë të tepruar ndaj manifestuesve të paarmatosur.

Ka përfunduar me viktima protesta e të premtes në kufi mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Sipas bilancit të fundit të raportuar nga mediat, palestinezët e vrarë janë 16 ndërsa më shumë se 1400 të plagosurit nga ushtria izraelite. Në protest morën pjesë rreth 30 mijë persona kundër të cilëve ushtarët izraelitë kanë qëlluar me plumba gome dhe kanë hedhur gaz lotsjellës dhe me anë të droneve. Sekretari i përgjithshëm i organizatës së kombeve të bashkuara ka kërkuar një hetim  të menjëherëshëm, të pavarur dhe të qartë për vrasjen e 16 palestinezëve. I ashtuquajturi marshim I rikthimit që ishte paralajmëruar prej javësh, u zhvillua në gjashtë manifestime të ndryshme përgjatë kufirit në Rripin e Gazës. Izraeli prej ditësh kishte vendosur në kufi njësi specialetë autorizuar për të qëlluar ndaj protestuesve në një koha që organizata për të drejtat e palestinezëve në Izrael ka deklaruar se viktimat ishin të gjithë të paarmatosur. Deklarata është konfirmuar dhe nga pamje të ndryshme të publikuara në rrjete sociale por dhe nga televizionet vendore, ku protesta dukej që ishte paqësore. Por e përditshmja izraelite Haaretz shkruan se ka pasur manifestues të cilët kanë hedhur gurë dhe Molotov kundër ushtarëve izraelitë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!