Tensionet në Mitrovicë të Veriut, serbët sulmojnë edhe gazetarët në Kosovë

schedule11:25 - 13 Tetor, 2021

schedule 11:25 - 13 Tetor, 2021

Situatë e tensionuar në  Mitrovicë të Veriut. Teksa gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka qenë duke raportuar në ABC për situatën e tensionuar gjatë ditës së sotme, pak metra larg tij, kolegët e tjerë nga Kosova, janë sulmuar nga qytetarët serbë.

Duke i kërcënuar, u kanë kërkuar gazetarëve që të mos raportojnë dhe të largohen. Lidhja me gazetarin Morina u ndërpre në momentin e incidentit, ndërsa më vonë ai sqaron situatën e cila nuk u agravua.

Në momentin që u sulmuan nga serbët gazetarët u panë gjatë transmetimit live teksa vrapojnë. Sot qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Lexo edhe: Tension në veri të Kosovës, policia aksion kundër kontrabandës, gaz lotsjellës kundër qytetarëve

Ky aksion, që vazhdon në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, nuk është pritur mirë. be.k/Abcnews.al