Tensione në Kuvend/ Noka dhe Bardhi bllokojnë foltoren, Nikolla: Mjaft me fyerjet. Ndërhyn Garda

schedule10:56 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:56 - 4 Korrik, 2024

Seanca plenare e së enjtes në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe fyerje. Deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi bllokuan foltoren e Kuvendit dhe shkaktuan kaos.

I menjëhershëm ishte ndërhyrja e Gardës. Noka dhe Bardhi nuk ndalën fyerjet ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kryeparlamentarja Nikolla kërkoi nga deputetët që të ndalonin me fyerjet.

Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj, nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Bardhin nuk e mbajtën nervat dhe theu mikrofonin në foltore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!