Tensione në Gjirin Persik, dërgohen ushtarë amerikanë në Arabinë Saudite

schedule11:40 - 20 Korrik, 2019

schedule 11:40 - 20 Korrik, 2019

 

Në një bisedë telefinike me presidentin francez Emanuel Makron, kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos bënte asnjë gabim pasi do e paguante shumë shtrenjtë. Deklarata vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik.

Përshkallëzohen tensioned në Gjirin Persik pas sekuestrimit të një naftëmbajtëse britanike në ngushticën e Hormuz. Arabia Saudite deklaron ndërkohë se do të presë në territorin e saj ushtarë amerikanë. Një burim zyrtar i ministrisë saudite të mbrojtjes konfirmpi se Mbreti Salman pranoi të mirëpresë forcat amerikane për të mbrojtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon. Bëhet fjalë për rreth 500 ushtarë amerikanë.

Tensionet u rritën sërish në Gjirin Persik pas vendimit të Rojeve të Revolucionit Iranian për të sekuestruar naftëmbajtësen britanike me 23 personanë bord në ngushticën e Hormuz.

Naftëmbajtësja sipas pasdaranëve, nuk kishte respektuar kodin ndërkombëtar dhe sekuestrimi u bë pas kërkesës së autoriteteve të portit dhe marinës në provincën e Hormozgan. Sipas tyre naftëmbajtësja kishte fikur lokalizuesin dhe kishte lundruar duke kaluar nga dalja dhe jo hyrja e ngushticës duke injoruar paralajmërimet.

Mbrëmjen e së premtes u përhap lajmi për një sekuestrim të dytë, kësaj here  të një naftëmbajtëse liberiane e cila do të shkarkonte naftë në Arabi Saudite. Por sipas mediave iraniane anija pas një kontrolli rifilloi lundrimin duke u larguar nga brigjet iraniane.

Asnjë qytetar britanik nuk rezultoi të ishte në bordin e dy naftëmbajtësve sipas ministrit të jashtëm britanik Xheremi Hant. Ekuipazhet përfshinin persona të kombësive të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk është britanik.

Presidenti amerikan Donald Tramp foli për Iranin në një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron dhe paralajmëroi Teheranin që të mos bënte asnjë gabim, përndryshe do të paguante një cmim të lartë si askush tjetër më parë.

Kreu i shtëpisë së bardhë shpjegoi më pas se amrikanët kanë shumë anije, anije lufte, por jo shumë naftëmbajtëse në ngushticën e Hormuz dhe në rajonin e Gjirit. Presidenti amerikan autorizoi senatorin republican të Kentakir Rand Paul që të niste negociatat me Iranin.

Më pas ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të flasin me Londrën duke denoncuar përshkallëzimin e dhunës nga ana e Iranit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!