Tension tek Vllaznia/Kërcënohet trajneri Gjoka

schedule12:19 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 12:19 - 16 Dhjetor, 2017

Tension tek skuadra e futbollit e Vllaznisë. Policia merr në mbrojtje skuadrën pas lajmeve për kërcënim të trajnerit Ernest Gjoka.

Kur mori detyrën, natyrisht nuk priste ta kishte vaj.

Ernest Gjoka ka aq përvojë në futbollin shqiptar sa ta dijë se një trajner has vështirësi e probleme nga më të ndryshmit, dhe duket se kjo po i ndodh tek Vllaznia.

Burime në klub pohojnë se në drejtim të trajnerit ka pasur kërcënime, dhe se skuadra është marrë në mbrojtje të policisë.

Fillimisht, gjithçka ka qenë e qetë, dhe Gjoka ka dalë pa shqetësime në konferencë për shtyp, duke treguar strategjinë e tij për të shpëtuar Vllazninë nga rënia prej Superligës.

Gjithsesi, pasditen e së premtes gjendja ndryshoi dhe u tha se trajneri u kërcënua nga të ashtuquajtur të fortë.

Çfarë ka ndodhur realisht?

Burimet e mësipërme në klub pohojnë se fjala është për kërcënime nga të afërm të ndonjë futbollisti I cili është I pakënaqur nga mungesa e aktivizimit.

Besohet se flitet për lojtarë të ardhur nga rrethinat e Shkodrës.

Gjithsesi, po këto burime shtojnë se ky nuk është problem vetëm i Vllaznisë, por edhe i klubeve të tjerë, ku madje situata ka qenë apo është më e keqe, dhe është arritur që djali i kryetarit të bashkisë ta ketë vendin të sigurt në formacion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!