Luis Filipe Vieira qëndron prej 16 vitesh në krye të Benfikës. Presidenti i “Shqiponjave të Lisbonës” e ka humbur toruan gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, mbajtur ditën e premte në ambientet e stadiumit “Estadio da Luz”.
“A Bola” raporton se një fjalim i një bashkëpunëtori të Vieira nuk i ka pëlqyer këtij të fundit. 70-vjeçari e ka kapur fort nga qafa të riun dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të mos përkeqësohej më shumë.
I riu ka vënë në dyshim integritetin e organeve drejtues të Benfikës dhe ka pretenduar se Vieira ka një dashuri të pistë kundrejt klubit. Kaq ka mjaftuar që kreu i Benfikës të shpërthejë, ndërsa nuk ka pranuar të kërkojë falje për veprimin e bërë. /abcnews.al