Tension në spitalin e Vlorës, të afërmit e viktimës godasin me grushte shefin e reanimacionit

schedule22:20 - 21 Maj, 2021

schedule 22:20 - 21 Maj, 2021

Një 38-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e  sotme në Vlorë. Delion Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Gazetari Elton Nika raporton se në ambientet e spitalit ka pasur tension, në momentin që 38-vjeçari ka ndërruar jetë. Shefi i reaminacionit është goditur dhe grushte dhe shtyrë nga të afërm të viktimës.

Lexo edhe: Me varëse dhe tatuazh, del fotoja, ky është i riu që u qëllua me 15 plumba në Vlorë

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme  pranë një servisi në zonë  e Skelës. Ndaj të 38-vjeçarit është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ndërkohë, një makinë është gjetur duke u djegur në Sherishtë dhe dyshohet të jetë e autorëve. g.v/abcnews.al