Tension në këshillin e Ulqinit/ Spraj lotsjellës në mbledhjen për emërimin e kreut të ri

schedule15:32 - 30 Maj, 2024

schedule 15:32 - 30 Maj, 2024

Një skenë e pazakontë u rregjistrua mbrëmjen e të Mërkurës në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Ulqinit teksa po diskutohej shkarkimi i kryetarit aktual Omer Bajraktarit nga Partia Ura e ish kryeministrit të malit të zi Dritan Abazoviç.

Teksa Genci Nimanbegu nga Forca e Re Demokratike u emërua si kryetari I Ri Komunës së Ulqinit, në sallë anëtar ë të lëvizjes URA hodhën spraj lotsjellës dhe në të njëjtën kohë u ndërpre edhe energjia elektrike.

Në nisje të seances së Këshillit të Komunës së Ulqinit pati tensione pasi  anëtar të lëvizjes Ura u tentuan të bllokojnë  punimet e kësaj mbledhjejej.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë si dhe autoambulanca, por sipas asaj që shkruajnë mediat malazeze nuk ka pasur persona të lënduar apo akte dhune.

Prokuroria Themelore thotë se ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Në  séancen e Këshillit të Komunës së Ulqinit u zgjodh kryetar I ri kësaj Komune Genci Nimanbegu i cili është aktualisht edhe Kryetari i Partisë Malazeze Forca e Re Demokratike.

Shkarkimi I Omer Bajraktarit nga posti I tij si kryetar I Komunës së Ulqinit u kërkua nga shumica Parlamentare në Mal të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!