Tension në fshatin zviceran/ Banorët e rinj ankohen për zilet e lopës

schedule22:56 - 2 Nëntor, 2023

schedule 22:56 - 2 Nëntor, 2023

Një siuatë kaotike është shkaktuar në Aarwangen, një fshat në Zvicër, për shkak të zileve të lopës.

Fshati është vetëm një orë larg Bernës, Cyrihut dhe Bazelit dhe është një nga vendet që shumë punëtorë zgjedhin për pak qetësi pas punës. Disi kanë filluar të ndërtohen shtëpi dhe banesa të reja në qendër të fshatit.

Banorët e rinj, megjithatë, duket se nuk e durojnë dot zhurmën e zileve të lopës. Të paktën dy familje protestuan në këshillin e fshatit, duke kërkuar që të bien zilet gjatë natës.

Banorët e vjetër të fshatit dhe fermerët e mbetur, vetëm pesë ose gjashtë sipas kryetarit të fshatit Niklaus Lundsgaard-Hansen, ishin të indinjuar, duke pretenduar se ishte një sulm ndaj kulturës tradicionale.

Fermeri që zotëronte tufën në fjalë e konsideroi atë një “fyerje personale ndaj tij dhe lopëve të tij”, tha kryebashkiaku.

Zilet e lopës dikur ishin shumë të dobishme. Kopetë, veçanërisht në verë, kullosin lart në Alpe dhe shpesh në shpatet e pjerrëta, kështu që kambanat ishin një mënyrë monitorimi.

Sigurisht, lopët sot kanë çipa elektronik dhe e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në kullota të rrethuara.

Tashmë disa fermerë zviceranë i kanë hequr zilet e lopës gjatë natës, për të mos shqetësuar fqinjët, ndërsa të tjerë i kanë hequr fare./abcnews.al