Tension mes Protestues-Polici para Komisariatit 6, Bardhi: Po fabrikohen prova

schedule14:27 - 7 Maj, 2019

schedule 14:27 - 7 Maj, 2019

Banorë të zonës së Astirit dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike ndodhen te komisariati nr. 6 ku po mbahen protestuesit e ndaluar dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi deklaroi se ndalimi i tyre është bërë me urdhër politik dhe i bëri thirrje ministrit të brendshëm të reflektojë, sepse sipas tij po fabrikohen prova ndaj të shoqëruarve.

Bardhi:Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur 4 qytetarë të pafajshëm mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shqoqëruar në polici.

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm; mos guxo të provokosh popullin opozitar, përgjëgjësia do jetë mbi Ministrin e Brendshëm, se nga ky moment ne nuk e njohim institucionin e Drejtorit të Policisë së  Tiranës, një kriminel që paguhet me taksat për të mbrojtur të drejtat e liritë e qytetarëve për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!