Sipas mediave italiane, po përflitet për një marrëdhënie aspak të mirë mes nënës së Fedez dhe nënës së Chiara Ferragni-t. Thuhet se mes Marina Di Guardo dhe Annamaria Berrinzaghi, ka tensione të vazhdueshme.
Mirëpo, arsyet e problemeve mes të dyjave nuk janë ende të qarta. Megjithatë mediat theksojnë se asnjëra prej tyre nuk e ndjek njëra-tjetrën në Instagram.
“Ku ka vjehërr, ka problem, në Milano ka një thashethem se marrëdhëniet midis krushkave, Marina Di Guardo, nëna e Chiara Ferragni-t, dhe Annamaria Berrinzaghi e njohur si Tatiana, nëna e Fedez, nuk janë aspak të mira. Gjyshet e Vittoria-s dhe Leone-s as që e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Vetëm një rastësi?”, thuhet në një artikull.
Ndërkohë Chiara dhe Fedez nuk kanë preferuar të flasin lidhur me këtë çështje./abcnews.al