Tenori i njohur shqiptar kujton performancën në Rusi: Nuk e meritojnë një përfaqësues si Putini

schedule12:57 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:57 - 24 Shkurt, 2022

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka arritur të prekë shumë skena të njohura të botës fal talentit të tij. Një ndër skenat ku ai ka performuar është edhe ajo në teatrin “Bolshoi” në Rusi. Këtë moment, tenori e ka kujtuar pikërisht sot, kur ky shtet sulmoi Ukrainën.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lahaj u shpreh se në këtë shtet njerëzit janë paqësor dhe të emancipuar. Prandaj, sipas tij, gjithçka e krijuar Putin.

Tenori kërkoi që presidenti rus dhe personat që e mbështesin destabilizimin e provokimin për luftë të bijnë poshtë.

Postimi i plotë:

Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar. Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!