Rafael Nadal-Novak Djokovic do të jetë finalja e madhe e këtij viti në Roland Garros. Dy tenistët e famshëm ia dolën të triumfonin në duelet gjysmëfinale.
Spanjolli mposhti 3-0 (6-3, 6-3, 7-6) argjentinasin Diego Schwartzman. Vetëm një set vuajtje për 34-vjeçarin nga Majorka, që siguron finalen e 13-të në tokën franceze (i ka fituar të gjitha).
The best in the world will go head to head.
See you on Sunday.#RolandGarros pic.twitter.com/VEb9j1YFcJ
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 9, 2020
Përballë do të ketë serbin Djokovic. 33-vjeçari fitoi 3-2 (6-3, 6-2, 5-7, 4-6, 6-1) ndaj grekut Stefanos Tsitsipas dhe do të sfidojë “mbretin” e fushave me dhe të kuq në finalen e së dielës (15:00).
Finalja e tretë në French Open që përballen këta dy tenistë. Nadal ia ka dalë të fitojë finalet e viteve 2012 dhe 2014 përballë Djokovic dhe mbetet favorit për ta mposhtur sërish rivalin e tij. /abcnews.al