Tenis/ Nadal shtyn rikthimin, tenisti spanjoll “braktis” turneun “ATP Indian Wells”

schedule12:56 - 7 Mars, 2024

schedule 12:56 - 7 Mars, 2024

Tashmë gjithçka është vendosur, Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun “Masters 1000” në “ATP Indiana Wells”. Tensti spanjoll e shtyu edhe një herë tjetër rikthimin, nga dëmtimi që e la për më shumë se një vit jashtë pistave të tenisit, duke zhgënjyer sërish të gjithë tifozët, që prisnin një rikthim të bujshëm në turneun kalifornian.

Lajmin e ka dhënë vetë 37-vjeçari nga Majorka, me tenistin e mirënjohur spanjoll, i cili me an të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale ka shkruar ndër të tjera se përtej dëshirës së madhe, nuk mund të zbresë në fushë në këtë kompeticion, teksa duket se dëmtimi nuk është asimiluar ende nga trupi i tij.

“E dini të gjithë sa më pëlqen të luaj këtu, ndaj edhe erdha shumë më herët për t’u stërvitur dhe për të qenë gati. Bëra gjithçka munda për të qenë gati, një stërvitje shumë të fortë dhe testet në fundjavë, por nuk jam gati për të luajtur në nivelet e këtij kompeticioni. Nuk und të gënjej veten time dhe mijëra tifozë të mitë. Më vjen shumë keq. Do të më mungoni”,- u shpreh Nadal.

Ndërkaq, kujtojmë se Rafael Nadal do të duhej të përballej me tenistin kanadez me origjinë malazeze, Milos Raonic, por tërheqja bëri që ky i fundit të sfidojë tashmë indianin Sumit Nagal, duke i hequr kështu një “barrë” të madhe vetes, në raundin e 1/64-ve, të kompeticion madhor amerikan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!