Tenis/ Medvedev “fshin” Sinner, Alcaras fiton ndaj Paul dhe “peshkon” rusin në gjysmëfinalet e Wimbledon

schedule19:36 - 9 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 9 Korrik, 2024

Të paktë ishin ata që nuk besuan tek ai, mirëpo në fund “numri 1” i botës në tenis ia ka dalë të zhgënjejë të gjithë tifozët e tij, me talentin italian, Jannik Sinner, i cili është mundur nga rusi Daniil Medvedev, në çerekfinalet e Grand Slam-it britanik, të Wimbledon, duke i dhënë shumë më herët nga çfarë pritej lamtumirën kompeticionit.

“Ylli” i Apenineve u mund pas një loje të stërlodhshme e cila zgjati plot 3 orë e 54 minuta dhe që u fitua me rezultatin, 3 me 2, nga rusi “numri 5” i botës, me këtë të fundit që i fitoi setet e tij, me rezultatin 7-6,- 6-4, 6-3, ndërsa Sinner siguroi vetëm dy sete, me rezultatin 7-6, 6-2, duke i “dhuruar” kështu gjysmëfinalen kundërshtari.

Totalisht i kundërt ka qenë fati i “armikut të përbetuar”, të Sinner, “yllit” spanjoll, Carlos Alcaraz, i cili mposhit pas një loje të gjatë plot 3 orë e 14 minuta, 27-vjeçarin amerikan, Tommy Paul, me shifrat, 3-1, me “iberikun” që humbi vetëm setin e parë, me rezultatin 7-5, për të përmbysur gjithçka më pas, në tre sete, 6-4, 6-2 e 6-2.

Në raundin e radhës, të turneut të Wimbledon, atë të gjysmëfinales Carlos Alcaraz do të ketë përballë tij, Daniil Medvedev, me rusin “numrin 5” të botës, që sfidon për herë gjashtë “yllin” spanjoll, ku deri më tani 4 përballje janë fituar nga Alcaraz dhe vetëm 2 nga 28-vjeçari rus. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!