Teneda dhe Flavio të “fiksuar” pas ushqimit: Pse vendosëm t’i përkushtoheshim blogimit

schedule10:55 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:55 - 29 Tetor, 2020

Blogimi është bërë mjaft popullor, duke u kthyer kështu në një mënyre jetese për ata që i dedikojnë kohën e tyre këtij profesioni. Ndër blogerët që janë bërë mjaft të njohur për publikun shqiptar janë dhe Teneda Luli dhe Flavio Mato. Ata ishin të ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit” ndërsa ndanë detaje nga eksperienca e tyre si blogerë.

Teneda ka krijuar blogun “Dy lugë dije”, dhe duke qenë se dhe me profesion është nutricioniste, ajo ndan me ndjekësit këshilla për t’u ushqyer sa më shëndetshëm. Ajo tha se dëshira për t’i edukuar ndjekësit e saj se si të ushqehen shëndetshëm, ka qenë një ndër arsyet që krijoi një blog dedikuar ushqimit.

“Për të ndarë pak stilin e jetesës që bëja vetë dhe për të frymëzuar ndjekësit. Ka qenë fillimisht për të treguar idenë se mund të ushqehemi shëndetshëm edhe nëse jemi të angazhuar gjatë gjithë ditës.” , tha ajo.

Megjithatë, ajo thotë se është përballur me një sërë peripecish në fillimet e saj, pasi i është dashur të mësojë më shumë rreth editimeve si dhe për më tepër t’i kushtosh më shumë kohë. Nga ana tjetër, Flavio rrëfeu sesi lindi ideja për të krijuar blogun “Flavokado”.

“Nuk ka patur një qëllim të caktuar, e bëja për qejf kur kisha kohë derisa erdhi momenti që e ndjeja të detyrueshme që postoja për ndjekësit, të bëja çdo ditë gatime të reja dhe jo tradicionale që janë parë kudo.“, tha blogeri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!