Prokurorët po përgatisin listën e personave që do të marrin në pyetje lidhur me hetimin për tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe. I gjithë dokumentacioni i këtij tenderi do të vihet në dispozicion të grupit hetimor. Pjesë e verifikimeve do të jenë edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë fituese me dokumenta të falsifikuara, apo noterja që pranoi këto dokumenta.
Pas regjistrimit të procedimit penal për skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Prokuroria e Tiranës nis veprimet hetimore konkrete. Gjatë ditës së martë oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në Ministrinë e Energjetikës dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar për administrimin e gjithë praktikës dokumentare të tenderit. Burime pranë prokurorisë pohuan për ABC Neës se në dispozicion të njerëzve të hetimit janë vënë të gjitha aktet shkresore, përfshi dokumentet që dyshohet të jenë të falsifikuara. Hetimi në fjalë po kryhet për veprat penale të “shpërdorimin të detyres”, “shkeljen e barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Prokurorët po hartojnë listën e personave që do të merren në pyetje, ku i pari në listë është 26-vjeçari Avdjol Dobi, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH Albania”, por edhe noterja Xhevahire Brahaj, që ka vërtetuar si origjinale dokumentacionin e sjellë nga ai. Oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëruar të sekuestrojnë të gjithë pranktikën e ndjekur në zyrën e noteres Brahaj, që ndodhet pranë sheshit “Ëillson” në Tiranë. Gjithashtu pritet të zbardhen edhe pamjet e kamerave të sigurës për të parë se, personat qe shoqëronin Dobin ditën që dorëzoi materialet e dyshuara si të falsifikuara në zyrën e noteres. Fillimisht, ata do të pyeten për çështjen e falsifikimit të firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaëare në SHBA, nga ana e kompanisë “DH Albania”, e cila rezulton fituese e tenderit prej 18.8 milionë eurosh. Në dokumentin e firmosur dhe vulosur nga noterja, vërtetohet autenticiteti i firmës së Sekretarit Jeffrey W. Bullock. Noterja Xhevahire Brahaj rezulton se ka vërtetuar si origjinale dokumentet e sjella nga Avdjol Dobi, i paraqitur në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kompanisë mëmë të “DH Albania”, “Dunëell Haberman”. Ndërkohë prokuroria e Tiranës do të dorëzojë në kontenë e Delaëerit ne SHBA letërporosi përmes së cilës kërkon t’i vihet në dispozicion materiali origjinal i kompanisë “Dunëell Haberman”.
Përmes kësaj do të hidhej edhe më shumë dritë se kush fshihet pas të riut Avdiol Dobi. /abcnews.al