Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-drejtoresha e ARRSH-së paraqitet në SPAK

schedule10:19 - 26 Tetor, 2022

schedule 10:19 - 26 Tetor, 2022

Ish- drejtoresha e ARRSH Sonila Qato është paraqitur sot në ambientet e SPAK lidhur për hetimet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzën për Shpërdorim detyre.

Qato dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar më 19 shtator.

Lexo edhe: Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato flet pas daljes nga SPAK: Pse më thirrën…

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka s’kualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët të paraqitur nga një  kompani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!