Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, Sonila Qato paraqitet në GJKKO

schedule11:46 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 11:46 - 23 Dhjetor, 2022

Sonila Qato ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, kur pritet të zhvillohet seanca paraprake nëse do të kaloje apo jo në gjykim.

Me herët SPAK i ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Hetimet ndaj Qatos u zhvilluan për shkak të kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas KLSH, ka dyshimet që me tenderin e kësaj rruge ka abuzime në vlerën 5 milionë Euro. Ndërsa në kallëzimin e kompanisë, kjo e fundit pretendon se është skualifikuar nga gara për tenderin në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!