Tenderi abuziv me uniformat e policisë, Edlira Naqellari del në këtë datë para apelit të GJKKO

schedule09:13 - 27 Korrik, 2021

schedule 09:13 - 27 Korrik, 2021

Edlira Naqellari dhe 8 te hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik.

Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.

LEXO EDHE:“Më lironi, më rrezikohet jeta në burg”, dëshmia e Naqellarit: Nuk arratisem, më skadoi pasaporta

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pranoi kërkesën e SPAK më 12 korrik duke lënë tetë prej tyre në burg dhe një në arrest shtëpie.

Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!