Tendera abuzivë/ Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, pesë orë në SPAK

schedule15:18 - 16 Maj, 2024

schedule 15:18 - 16 Maj, 2024

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është thirur të enjten në Prokurorinë e Posaçme ku dha sqarimë për rreth 5 orë. Mësohet se Roshi është marrë në pyetje në lidhje me një hetim që po kryhet për shpërdorim detyre që lidhet me dyshimet se gjatë kohës që ai ka drejtuar bashkinë e Kavajës ka lejuar abuzimin me disa tendera.

Pas daljes nga SPAK, ish-zyrtari i lartë nuk ka preferuar të japë sqarime, për shkak se çështja është në hetim.

Hetimet kanë bazë një kallëzim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2014, pas një auditi të kryer në këtë Bashki. Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.

Çështja u dërgua fillimisht për pushim në gjykatën e Posaçme, por kjo e fundit urdhëroi SPAK të kryej hetime të tjera shtesë. Rroshi dha dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë në vitin 2016 pasi rezultoi i dënuar në tali kur kishte qenë emigrant dhe u dënua për falsifikim të formularit të vetdeklarimit me punë në interes të publikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!