Tender fiktiv për të pajisur spitalin në Tepelenë, dy zyrtarë në burg

schedule12:46 - 5 Tetor, 2019

schedule 12:46 - 5 Tetor, 2019

Ish-shefi i financës Gëzim Allkushi në spitalin e Tepelenës do të qendrojë në burg. Gjykata Gjirokastrës caktoi për të masën e sigurisë arrest me burg. Në burg do të qëndrojë edhe specialisti i statistikës Sajmir Meçe.

Kurse ish-juristja Aleksandra Kada dhe ish specialistja e burimeve njerëzore  Jonida Sako në arrest shtëpi. Të njëjta masa ka kërkuar edhe prokuroria.

Katër ish zyrtarë të spitalit të Tepelenës janë arrestuar pasi në vitin 2017 kanë bërë një tender fiktiv për pajisje spitalore. Sipas policisë këta persona kanë përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

Ata akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre, si dhe falsifkim dokumentesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!