Qoftë me takë apo të sheshta, çizmet janë protagonistët kryesore të stilit dimëror pasi kombinojnë dy faktorë kyç që i bëjnë ato të domosdoshme: komoditetin dhe stilin. Gjithashtu, mund të kombinohen lehtësisht: nga fustanet casual dhe mini fundet e viteve ’90 , deri tek xhinset dhe dollakë e përditshëm.
Dhe duke qenë se moda ka lënë pas rregullat strikte, blogeret kanë nisur t’i veshin çizmet dimërore edhe në paraqitjet e mbrëmjes. Ndaj, nëse pak a shumë i keni parë dhe veshur të gjitha trendet më të fundit të çizmeve, këtë vit propozohen modelet plot ngjyra. Trendi kryesor janë ata me taban.





