Xhinsi ka dëshmuar se nuk del kurrë nga moda. Ndonëse temperaturat e larta mund të mos na lejojnë të veshim xhinset tona të preferuara gjatë gjithë kohës, ka shumë pjesë të ndryshme që mund të përshtaten. Xhinset e shkurtra të gjera janë një zgjedhje e mirë për ditët e nxehta.
Mund t’i kombinoni ato me një bluzë të thjeshtë, të çfarëdo ngjyre ose me crop top për një natë jashtë. Një tjetër opsion është që t’i kombinoni me një këmishë të bardhë apo rozë, një nuancë që është shumë në modë. Dhe sigurisht, nuk duhet të harroni shumë bizhuteri.
/abcnews.al