Tendenca e sezonit, kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë në thonjtë tuaj

schedule12:27 - 26 Shkurt, 2022

schedule 12:27 - 26 Shkurt, 2022

Nuancat e manikyrit që shumica prej nesh zgjedhin në dimër janë pak a shumë të njëjta: nga e zeza te e kuqja. Shkojnë me çdo veshje, lajkatojnë gishtat dhe ne do të vazhdojmë t’i duam sepse janë elegante dhe klasike.

Nëse ende dëshironi të provoni diçka ndryshe, e cila do të jetë diskrete dhe në të njëjtën kohë mbresëlënëse, mos kërkoni më tej sepse ne kemi propozimin perfekt për ju. E purpurta, në çdo nuancë, është trend edhe këtë dimër, ndërkohë që duket se ka ardhur të zërë vendin e nudos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Betina R. Goldstein (@betina_goldstein)

 

Një “shëtitje” e vetme në internet do t’ju bindë, pasi mani mauve është kudo, në shumë variacione. Në varësi të ngjyrës që zgjidhni, rezultati do të variojë nga minimal në ekstravagant. Mund të “luani” me kombinimin e nuancave të ndryshme për një pamje edhe më të freskët dhe më kreative në thonjtë tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paintbox (@paintboxnails)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GEORGIA RAE (@raelondonnails)

/abcnews.al