Tendenca e fundeve që është në modë këtë vjeshtë

schedule13:30 - 15 Shtator, 2021

schedule 13:30 - 15 Shtator, 2021

Fundi është pjesë e gardërobës sonë çdo stinë. Përveç stileve klasike, vjeshta e vitit 2021 ofron tendenca të ndryshme. Vogue sugjeron të gjitha stilet e reja nga pasarelat dhe kombinimet që do të ndiqni.

Fund i gjerë pleated

Fundet e gjera të palosura i pamë në pasarelën e Chanel, Prada dhe Max Mara. Mund t’i kombinoni me një palë çizme.

Fund Preppy

Meqenëse pamja e kolegjit është në krye të modës këtë vit, dhe fundi i palosur në gjatësi mini ose midi. Ky stil u paraqit në shumë versione të ndryshme nga Philosophy di Lorenzo Serafini.

Fund prej tyli

Fundet prej tyli dhe volume të theksuara janë një trend që zbuluam në koleksionin e Louis Vuitton. Kombinohet me pjesët sportive si xhup ose xhaketë bomber, për të ndjekur stilin e përditshëm të rrugës.

Mini fund i zi

Duket si diçka e thjeshtë, por për këtë arsye është një pjesë integrale e veshjet tona. Vlen për ata që nuk duan të largohen nga zona e tyre e rehatisë.

Fundi pop

Kombinojeni me një triko të thurur të thjeshtë si në koleksionin Saint Laurent. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!