Liverpool pret Manchester United për ndeshjen e 26-të të Premier League, me “Djajtë e Kuq” në gjendje të vështirë dhe “Reds” në krizë. Në ndeshjen e parë Manchesteri fitoi në shtëpi 2-1 dhe të gjithë po e presin me interesim të veçantë ndeshjen e së dielës.
Trajneri holandez i Manchester United theksoi në konferencën për shtyp: “Kam qenë në Anfield dhe mezi pres të shkoj sërish. E di që ambienti dhe atmosfera do të jetë e shkëlqyer. Ajo do të jetë armiqësore ndaj nesh, por kjo më pëlqen. Do të jetë një provë kundër Liverpoolit dhe ne po e presim me padurim.
Ne i njohim këta lojtarë, ekipin tim dhe jemi të përgatitur të shkojmë dhe të luftojmë me besim. Ne i dimë vështirësitë dhe se do të vuajmë, do të duhet të vuajmë për të marrë një rezultat të mirë. Nuk mendoj se është fundi i një epoke për ta. Por nuk po flasim për të tjerët, por për ne.
Besoj se jemi në rrugën e duhur me filozofinë, strategjinë dhe kulturën tonë. Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë. Për mua nuk ka dallim mes shtëpisë dhe transfertës. Fusha e lojës ka të njëjtat dimensione kudo, ka tre gjyqtarë, top të rrumbullakët. Vetëm tifozët nuk do të jenë në anën tonë, por lojtarët e pëlqejnë këtë, u pëlqen të luajnë në një atmosferë të tillë”, është shprehur Ten Hag./ h.ll/abcnews.al