Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Antony. Tekniku holandez e njeh shumë mirë cilësitë e lojtarin pasi e ka pasur nënurdhrat e tij tek Ajax, prandaj këmbëngul për transferimin e tij në “Old Trafford”.
Drejtuesit e “djajve” janë të gatshëm t’i plotësojnë dëshirën timonierit të tyre për të pasur sërish nënurdhrat e tij Antony, teksa do të tentojnë të bindin skuadrën holandeze.
Sipas asaj që raporton “Marca” skuadra angleze është e gatshme t’i ofrojë holandezve 45 milionë euro në mënyrë që të lihet i lirë sulmuesi anësor, i preferuari i Ten Hag. /f.a/abcnews.al