Erik ten Hag ka filluar menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës së Manchester United. Pasi ka marrë konfirmimin se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të qëndrojë në “old Trafford”, tekniku holandez tashmë i ka idetë e qarta për lojtarët që kërkon që të stërvisë.
Sipas “The Mirror”, Ten Hag u ka kërkuar drejtuesve mesfushorin e Chelsea. Bëhet fjalë për N’golo Kante, i cili shikohet si përforcimi i duhur për t’i besuar çelësat e mesfushës për sezonin e ardhshëm.
Francezi i palodhur kërkohet me ngulm nga tekniku i ri dhe është i pari në listën e dëshirave të merkatos, por nuk do të jetë e lehtë që “djajtë e kuq” ti rrëmbejnë Chelseat një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. /f.a/abcnews.al