Anthony Martial largohet gjithnjë e më shumë nga planet e Manchester United dhe nëse jo në janar, largimi i tij në qershor është i sigurt, pasi edhe kontrata me “Djajtë e Kuq” i skadon.
Trajneri holandez, Ten Hag e ka konfirmuar largimin e sulmuesit francez pas fitores së mbrëmshme ndaj Aston Villa.
“Rinovimi i Martial? Kur të kemi lajme do t’ju them, por nuk është objektivi ynë”, ka thënë tekniku i skuadrës angleze./h.ll/abcnews.al