Ten Hag i lumtur për tre fitoret radhazi të “Djajve”: Kemi rigjetur mentalitetin e duhur

schedule18:02 - 12 Shkurt, 2024

schedule 18:02 - 12 Shkurt, 2024

Viti 2024 ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme, për “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, të cilët kanë regjistuar plot 6 sfida radhazi pa humbje, ku 3 të fundit në tre të fundit, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ndaj Wolves, West Ham e Aston Villa kanë fituar me rezultate bindëse, duke dhuruar spektakël në fushën e blertë.

Fitorja e fundit erdhi në “fortën” e Aston Villa, teksa i mundën këta të fundit, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, duke u ngjitur në kuotën e 41 pikëve, vetëm 6 pikë larg zonës Champions. Pas ndeshjes tepër i lumtur për këtë triumf u duk të ishte edhe tekniku, Erik ten Hag, i cili thuri eloshe për performancën, që djemtë e tij dhuruan në fushën e blertë.

“Fitore e madhe. Më pëlqeu shumë skuadra, sidomos në 20 minutat e para. Kontrolluam ndeshjen edhe pas golit të parë, por humbëm shumë raste. Kishim disa mundësi të mira në kundërsulm. Luftuam fort për të marrë tri pikët edhe pasi rezultati u barazua 1-1.

Jam i lumtur që arritëm të fitonim këtë përballje me intensitet të lartë. Në minutat e fundit u zhvillua një lojë e hapur nga të dyja skuadrat. Më vjen mirë që kemi rigjetur mentalitetin e duhur. Nevojitej një karakter i fortë për të thyer një skuadër, si Aston Villa në fushën e vet. Më pëlqyen edhe lojtarët që erdhën nga pankina”,- u shpreh strategu holandez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!