Ten Hag flet për dëmtimin e Antony: Është diçka serioze, nuk e dimë nesë do të jetë gati për finalen e FA Cup

schedule10:53 - 26 Maj, 2023

schedule 10:53 - 26 Maj, 2023

“Djajtë” e Manchester United janë triumfuan me rezultatin e thellë 4 me 1 ndaj “bluve” të Chelsea, duke siguruar në mënyrë përfundimtare një “biletë” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, mirëpo jo gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte për Erik ten Hag, me anësorin e talentuar Antony që u dëmtua rëndë në fillimin e pjesës së parë.

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku “tulipan” konfirmoi për mediat se braziliani ka pësuar një dëmtim serioz dhe vetëm pas ekzaminimeve më të detajuara mjekësore, mund të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup ndaj Manchester City ose jo.

“Nuk di çfarë të them me saktësi, të gjithë e panë që Antony e kishte të pamundur për të vazhduar ndeshjen. Ajo që dihet për momentin është se bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe se duhet pritur të paktën 24 orë para se të kuptojmë më shumë detaje”,- tha tekniku Ten Hag në përfundim të ndeshjes, duke konfirmuar kështu “frikën” e madhe të një mungese të talentit brazilian në finalen e madhe të FA Cup, që do të zhvillohet më 3 qershor. /i.m /abcnews.al