Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Sipas policisë, 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sakaq Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Ndërsa 33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/