Një 18-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Gjatë kontrollit fizik të kryer nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet një qese me 156 fara kanabis, të cilat do t’i shiste.
Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
18-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al