Temperaturat përvëluese/ Mjekët apel qytetarëve: Shmangni pikun e vapës

schedule11:02 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:02 - 13 Korrik, 2023

ELBASAN- Shqipëria gjatë kësaj jave është përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa temperaturat priten të arrijnë ditën e shtunë deri në 42 gradë Celsius. Qarku i Elbasanit sipas meteorologëve është një prej qarqeve, i cili do të përfshihet nga temperatura të larta.

Për këtë arsye mjekët kërkojnë që personat me sëmundje kronike duhet të shmangin orët e pikut, ndërsa rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë për hidratimin e turpit.

Mjeku kardiolog, Saimir Shehu në intervistë për ABC News përcolli disa këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta.

Sipas tij ekspozimi në diell mund të shkaktojë pasoja shëndetësore, sidomos tek personat me sëmundje kronike.

“Ndikon tek hipertensioni, ndikon tek të sëmurët me insuficece kardiake, marrje fryme gjatë natës, lodhje e shpejtë.  Duhet shmangur piku i vapës. Të dilet herët në mëngjes, të mos lihet asnjëherë ecja ose  të dilet pas orës 19:00 kur freskohet. Sëmundjet kardiovaskulare janë më të përhapura, moshat më të përhapura tek meshkujt janë 50 vjeç e sipër, ndërsa tek femrat 60 vjeç e sipër. Por, vihet re kohët e fundit prania e këtyre sëmundjeve si pasojë e mënyrës së jetës. Vjen nga mungesa e lëvizjes, mungesa e aktivitetit fizik. Sëmundjet më të përhapura janë hipertensioni arterial, i cili prek jo vetëm moshat e mëdha, por tani ka filluar dhe prek edhe moshat e reja”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!