Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta që kanë sjellë reshje borë si edhe ngrica. ARRSH rekomandon përdorimin e kalimit me zinxhirë në akset Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerecenit-Klenjë.
Në juglindje, në akset e Dajtit, në akset e Dajtit, në Llogara është bërë shpërndarja e kripës për eliminimin e ngricave , ndërsa sqaron se qarkullimi është pa probleme.
Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka vijuar puna në të gjithë territorin, për mirëmbajtjen e rrugëve.
Statusi:
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
-Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
-Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
/abcnews.al/