Temperaturat e pazakonta rikthejnë vizitorët drejt bregdetit

schedule16:29 - 4 Nëntor, 2018

schedule 16:29 - 4 Nëntor, 2018

Kjo vjeshtë ka shënuar temperatura të pazakonta, ndaj qytetarët janë rikthyer në bregdetin e Shëngjinit. Këtë fundjavë disa pushues kanë shfrytëzuar që të lahen në det në mes të vjeshtës.

Temperaturat e pazakonta për stinën kanë rikthyer vizitorët drejt bregdetit të Shëngjinit. Të gjithë kanë udhëtuar enkas për të shijuar një fundjavë në këtë zonë bregdetare. Si për çudi, edhe noti në det ishte pjesë e kësaj vizite, pasi moti e favorizoi ndjeshëm diçka të tillë. Një xhiro përgjatë bregdetit, peshkim, marrja e rrezeve, apo edhe mundësia që të jepet në këteë periudhë për t’u larë në det janë shfrytëzuar maksimalisht nga vizitorët e kësaj fundjavë në Shëngjin.

Frekuentimi i bregdetit të Shëngjinit nisi të premten pasi pati rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa fundjava në Shëngjin ishte një zgjedhje e mirë për ata që guxuan të udhëtojnë drejt kësaj zone bregdetare. Kjo mundësi ka nisur të shfrytëzohet edhe nga bizneset që kanë operuar gjatë kësaj periudhe për shkak të lëvizjeve të shumta të vizitorëve.

Gazetar: Gjergj Figuri