Temperaturat e larta shpresë që COVID-19 të dobësohet, meteorologu bën parashikimin e motit për këtë javë

schedule10:13 - 6 Prill, 2020

schedule 10:13 - 6 Prill, 2020

Në një lidhje me “ABC News” meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit gjatë kësaj jave. Osmani theksoi se ditët në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm, i shoqëruar edhe me rritje të temperaturave.

“Pritet që kjo jave të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperaturat pritet gjatë pjesës së dytë të javës të shkojnë në  deri në 26-27 gradë celsius.

Dita e shtunë pritet të ketë vlera maksimale. Vlerat maksimale përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shënohen me 27 gradë celsius.

Rritje të ndjeshme do të ketë edhe në zonat malore, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 19 gradë celsius. Vlerat minimale do të jenë në 5 deri 6 gradë celsius në zonat malore, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore vlerat minimale pritet të shënojnë 9 deri në 10 gradë celsius. Priten shumë pak vranësira në territor”, tha Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!