Temperaturat e larta, qeveria maqedonase merr vendimin: Pushim për këto kategori punonjësish

schedule20:35 - 22 Korrik, 2022

schedule 20:35 - 22 Korrik, 2022

Për shkak të temperaturave të larta, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur, lirimin nga detyrat e punës të grupeve të cenueshme të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky vendim vazhdon të jetë i vlefshëm deri më 27 korrik.

“Sipas informacioneve të marra nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike, se në këtë vend temperatura të larta priten edhe në ditët pas 24 korrikut, Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e konkluzionit të seancës së kaluar, i cili i referohej përjashtimit të kategorive të caktuara personash nga detyrat e punës nga data 21 deri më 24 korrik 2022, me shtyrje të këtij afati deri më 27 korrik 2022. Rekomandimi për lirim nga detyrimet e punës në periudhën deri më 27 korrik i referohet grupeve të rrezikuara të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç”, njofton Shërbimi për shtyp i qeverisë.

Masat e tjera për mbrojtjen e qytetarëve nga moti i nxehtë, të miratuara në seancën e 63-të të qeverisë, mbeten të vlefshme, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!