Në Shëngjin plazhi ka nisur dhe vendorët po tentojne t’u plotësojnë kushtet. Temperaturat e larta kanë sjellë në bregdet vendas dhe pushues nga Kosova.
Çadrat e para po hapen në plazhin e Shëngjinit. Vizitorë vendas por edhe qytetarë të Kosovës nisën të frekuentojnë bregdetin. Të nxehtit e ditëve të fundit përballohet duke u larë në det.
“ Është një fillim i mbarë, siç e vëmë re. Pastrimi është i paparashikuar, shumë pastër”
“Po super më mirë se çdo vit tjetër”.
“Deri në sezon do pastrohet edhe më mirë”.
Operatorët turistikë në Shëngjin po e shfrytëzojnë maksimalisht momentin. Sipas tyre duhet ende shumë punë.
Të huajt kanë tendencë për të rritur prezencën e tyre në Shëngjin dhe janë të bindur se në këtë mënyrë zgjatet edhe sezoni turistik.
Astrit Nimani Operator Turistik: “Kjo punë këkron përmirësime, jemi në kontakt me agjencitë për punë të mëtejshme dhe më tepër cilësi”.
Marjana Prenga Menaxhere Rezorti: “Pritet që të vijnë që në maj dhe turistët e fundit largohen në fund të shtatorit 2018”
Bashkia e Lezhës po monitoron situatën dhe po parashikon të tjera ndërhyrje gjatë kësaj periudhe. Burime nga kjo njësi vendore bëjnë të ditur se do të ketë shtim të punonjësve të shërbimeve në zonat turistike jashtë parashikimeve të bëra, dhe kjo duke iu referuar interesimit në rritje të vizitorëve e turistikëve. /abcnews.al