Temperaturat e larta, Gjirokastra në gatishmëri për zjarret

schedule11:39 - 13 Qershor, 2018

schedule 11:39 - 13 Qershor, 2018

Temperaturat e larta të Qershorit paralajmërojnë zjarre dhe për këtë arsye, prefekti i Gjirokastrës organizoi një takim me drejtues institucionesh në rang prefekture. Prefekti Astrit Aliaj pasi analizoi situatën e një viti më parë kërkoi nga të gjitha institucionet gatishmëri. Në takim u fol dhe për mungesën e mjeteve.

Rreth 600 hektarë, kryesisht pyje dhe kullota janë djegur në 6 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, ku zona më e prekur ka qenë Bashkia Dropull.

Gjatë vitit 2017 janë shoqëruar 30 persona të hetuar për zjarrvënie, dy janë ndaluar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, mes personave të hetuar për zjarrvënie, tre kanë qenë gra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!