Temperaturat do të rriten, çfarë ka rezervuar moti për këtë fillim jave

schedule07:07 - 1 Gusht, 2022

schedule 07:07 - 1 Gusht, 2022

Shqipëria

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë përgjatë gjithë ditës në Kosovë, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Ndërsa në orët vijuese do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Qendrore.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin perëndimor do të diktoj kushtet e motit dhe në Maqedoninë e Veriut, ku paraditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime të përkohshme të vranësirave në të gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Evropa Jugore do të vijoj të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të jetë Evropa Lindore dhe Vendet Nordike. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesërisht Evropa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!