Temperaturat e ulëta dhe ngrica kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në qarkun e Dibrës. Termometri shënon -10 gradë në këtë qark dhe për pasojë ka sjellë prani të akullit.
Mbrojtja Civile bën me dije se rrugët nacionale në të gjithë territorin e qarkut, janë të kalueshme normalisht, përveç aksit Ura e Çerenecit-Steblevë ku kalohet me vështirësi. Po ashtu edhe aksin Muhurr-Reç në disa segmente ka prani akulli kalohet me vështirësi.
Njoftimi i plotë:
Situata në territorin e Qarkut Dibër për ditën e sotme është si më poshtë;
Moti paraqitet pa reshje, por e shoqëruar me temperatura të ulëta në -10 gradë.
Rrugët nacionale në të gjithë territorin e qarkut, janë të kalueshme normalisht, përveç aksit Ura e Çerenecit- Steblevë ku kalohet me vështirësi, në aksin Muhurr-Reç në disa segmente ka prani akulli kalohet me vështirësi.
Operatorët kontraktor janë angazhuar me mjete e forca për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjithë akseve.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës Peshkopi-Lurë që akoma vazhdon e bllokuar, dhe rrugët e brendshme të saj, por kjo njësi lëvizën nga qendra adm. në rrugën Lurë-Rrëshen. Si dhe rrugët e Nj.Trebisht e Ostren të B.Bulqizë, kalimi nga qendrat administrative me akset kryesore bëhet me zinxhirë. Njësitë vendore janë të angazhuara me mjete e forca,dhe kriposje në segmente ku ka akuj në rrugë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
Kemi furnizim me energji në nivel qarku.
Po ndjekim situatën.