E marta mund të ketë qenë dita më e nxehtë në Britani, por studiuesit kanë paralajmëruar se temperaturat e tilla prej 40 gradë Celsius nuk do të jenë më anormale brenda tre dekadave të ardhshme, sipas Daily Mail.
Sipas një studimi, valët ekstreme të të nxehtit do të rriten me më shumë se 30 për qind gjatë viteve të ardhshme, për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile dhe aktivitetet e tjera njerëzore. Sipas sinoptikanëve, këto temperatura do të jenë normale deri në vitin 2050.
Një studim i ri, i cili analizoi modelet e qarkullimit atmosferik dhe gazrave serrë, shqyrtoi të dhënat nga pak më shumë se një vit më parë, kur gati 1,500 njerëz vdiqën për shkak të temperaturave të larta në SHBA dhe Kanada.
Simulimet kompjuterike zbuluan se gazrat serrë janë arsyeja kryesore për rritjen e temperaturave, të cilat ekipi hulumtues tha se do të vazhdojë të rritet dhe do të shkaktojë valë më të shpeshta dhe ekstreme të të nxehtit në të ardhmen, raporton abcnews.al.
Modelet e qarkullimit atmosferik, ndërkohë, përshkruajnë se si ajri rrjedh dhe ndikon në temperaturat e sipërfaqes rreth planetit. Të dyja mund të ndryshojnë në bazë të ngrohjes natyrore nga dielli, proceseve të brendshme atmosferike dhe rrotullimit të Tokës.
Këto janë përgjegjëse për motin e përditshëm, si dhe për modelet afatgjata që përfshijnë klimën. Duke përdorur të dhëna vëzhguese dhe modele klimatike, studiuesit identifikuan tre fenomene specifike të temperaturës së oqeanit gjatë valës së nxehtësisë 2021.
Ato njihen si modelet e Paqësorit të Veriut, Arktikut dhe modelet e Amerikës së Veriut. Dr Wang tha se vala e të nxehtit e ka origjinën nga Paqësori i Veriut dhe Arktiku. Gjetjet mund të shpjegojnë gjithashtu valën aktuale të të nxehtit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas studiuesve.
Dr Wang shtoi: “Ne zbuluam se ka të ngjarë që ngrohja globale e lidhur me gazrat serë të influencojë këto tre variabilitete të modelit të qarkullimit atmosferik, të cilat, nga ana tjetër, çuan në një ngjarje më ekstreme të valës së të nxehtit.
“Nëse nuk merren masat e duhura, probabiliteti i shfaqjes së valëve ekstreme të të nxehtit do të rritet dhe do të ndikojë më tej në ekuilibrin ekologjik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik.”
Mbretëria e Bashkuar shënoi për herë të parë temperaturën 40 gradë celcius. Rekordi i mëparshëm, prej 38.7C u regjistrua vitin 2019. Ndërkohë, zjarret kanë përfshirë Europën dhe SHBA-në, ku më shumë se një e treta e vendit është po përballet me temperatura ekstreme.
/abcnews.al