Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për sot

schedule07:06 - 22 Janar, 2023

schedule 07:06 - 22 Janar, 2023

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të PARAQITET në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora. Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të BIEN sërish në mëngjes, POR MBETEN knstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Ftohtë dhe ngrica në republikën e kosovës; Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta POR gjatë orëvë të pasdites pritet përmirësim i përkohëshëm i motit duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime POR serish ngricat dhe lagështira e lartë në ajër do të bëjë që ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit në kosovë do të zbresin deri ne -7°C dhe maksimalet do te ngjiten jo më shumë se 4°C.

Maqedonia e Veriut

Presioni i ulët atmosferik do të karakterizojë kushtet e motit në republiken e MV, për pasojë vranësira dhe reshje dëbore do të ketë gjatë orëve të paradites POR me intensitet të ulët. Pas-mesdite dhe ne vijim, priten herë pas here kthjellime të përkohëshme. Gjatë natës sërisht vranësirat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ulëta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës KU minimalet regjistrohen deri në -6°C dhe maksimalet jo më shumë se 5°C.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Ballkanit, Ishujt britanikë dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët POR i ftohtë të jetë dominant përgjatë gjithë 24 –orëshit. POR do të vijojë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica i gjithë gadishulli i Ballkanit; si pasojë e masave të ftohta me origjinë verilindore. Po ashtu, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta MBETET situata meteorologjike në Europën Lindore dhe vendet Nordike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!