Në spitalin e Lushnjës është rritur ndjeshëm numri i banorëve të kërkojnë ndihmë për shkak të shqetësimeve nga temperaturat e larta. Por duket se është rritur ndjeshëm numri i atyre që marrin goditje nga rrezet e diellit
Në Lushnje banoret po asfiksohen nga i nxehti. Temperaturat janë më shumë se 39 grade Celsius. Mbi 30 persona vizitohen në dite tek neurologu për shkak të vapës së madhe.
Moshat e treta kanë problemet më të mëdha. Nga trombozat dhe deri tek gjendja e të fiktit. Peshqirët me ujë, pirja e lëngjeve me shumicë apo qëndrimi brenda në shtëpi nuk i kanë zgjidhur problemet me temperaturat e larta.
Mjeket neurolog thonë se janë shtuar rastet me trombozë dhe me probleme kardiake. Ata u thonë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më gjatë. Sidomos pas orës 10 deri në 18, kohë kur rreziku është me i lartë.
Në Lushnje termometri ka shënuar 39 grade celsius dhe në qytet nuk ka asnjë vend që të ofron freski në ambiente të hapura. E vetmja zonë ku mblidhen qytetarët është lulishtja në qendër hapësirat e së cilës janë të betonizuara./ABC News Albania 24/7