Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

schedule09:35 - 13 Maj, 2024

schedule 09:35 - 13 Maj, 2024

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Meteorologia Lajda Porja në parashikimin e motit përgjatë javës, u shpreh se territori shqiptar do të përjetojë dy stinë. Ku në pjesën e parë të javës do të jemi në stinën e pranverës, ndërsa në pjesë e dytë të javës mot me temperatura të larta.

“Territori shqiptar gjatë kësaj jave do të përjetojë dy stinë. Në pjesën e parë të javës nga e hëna deri të mërkurën do të jemi në stinën e pranverës, me mot të kthjellët paradite. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga reshjet edhe pse herë pas herë do të jenë të pakta. Nuk përjashtohen rrebeshe përgjatë zonave lindore. Sa i përket vlerave termike do të jenë rreth vlerës 26-27 gradë. Ndërkohë pjesa e dytë e javës do të ketë aktivizim të masave ajrore nga pjesa veriore e Afrikës duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Presim që në pjesë e dytë të kësaj jave të kemi 30 dhe mbi 30 gradë celsius.

Ndërkohë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë paradites do të jenë me diell, pjesa e dytë e ditës do të sjellë më shumë rrebeshe në Kosovë dhe më pak në RMV. Temperaturat në rajon do të jetë rreth vlerës 22 në Kosovë dhe 23 gradë celsius në Maqedoninë e Veriut.

Fundjava do të sjellë përmirësim të motit me temperatura deri në 29 gradë në Kosovë dhe 29 gradë celsius në Maqedoninë e Veriut”, tha më tej meteorologia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!